Është rikthyer lëvizja e automjeteve në urën e Krimesë në drejtim të Taman-Kerch, njoftoi zëvendëskryeministri i qeverisë ruse, Marat Husnulin.
“Trafiku motorik në Urën e Krimesë është rikthyer në korsinë e djathtë në drejtimin Taman-Kerch”, tha Husnulin në Telegram, raporton RIA.
Ai shtoi se u bë e mundur që ura të funksionojë sërish për automjetet në “kohën më të shkurtër të mundshme”, sepse analizat e strukturës konfirmuan se lëvizja e automjeteve është përsëri e mundur.