Një grua është arrestuar në Ferizaj.
Kjo pasi ajo largoi duke e kërcënuar të birin nga dhoma e tij, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se fillimisht djalin e saj, viktimën mashkull kosovar e ka larguar nga dhoma e më pas nuk e ka lejuar që të futet në dhomën e tij dhe e ka kanosur se nëse futet në dhomë do ti bëj keq vetes apo ndokujt. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë në raportin 24 orësh./FolDrejt/