Është nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi në mes të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Bibliotekës Shtetërore të Bavarisë.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku e ka quajtur këtë si moment të shënuar, duke shprehur falenderim e mirënjohje ndaj shtetit gjerman, transmeton Fol Drejt.
“Edhe një moment i shënuar në fuqizimin e bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar, kësaj radhe me Gjermaninë. Sot në Mynih është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Bibliotekës Shtetërore të Bavarisë. I jam thellësisht mirënjohës Ministrit të Kulturës të Bavarisë, z. Markus Blume për pritjen zyrtare, gatishmërinë për marrëveshjen në fushën e bibliotekave dhe vullnetin për zgjerim të bashkëpunimit kulturor me Kosovën”, u shpreh Çeku në Facebook./FolDrejt/