Fëmijët e plagosur, të moshës nga 12 deri në 14 vjeç, ishin banorë vendas, që jetonin në një ishull buzë lumit dhe përdornin tragetin për transport pothuajse çdo ditë.
Të paktën nëntë fëmijë u vranë në jug të Kamboxhias kur një varkë që po kalonin lumin Mekong u përmbys, në juglindje të Phnom Penh, thanë sot zyrtarët lokalë.
Dy fëmijë janë ende të zhdukur, ndërsa katër persona, dy fëmijë dhe dy anëtarë të ekuipazhit të varkës, kanë shpëtuar, shkruan AP, përcjell Fol Drejt.