Bakhmut është një qytet ukrainas i vendosur në rrugën midis qyteteve Sloviansk dhe Kramatorsk, dhe sipas regjistrimit të vitit 2012, kishte një popullsi prej gati 78,000 banorësh.
Forcat e armatosura të Federatës Ruse dhe aleatët e tyre në Ukrainë kanë bërë përparim taktik në tre ditët e fundit drejt qendrës së Bakhmutit, një qytet strategjik i rëndësishëm në rajonin lindor të Donetskut dhe ka të ngjarë të përparojnë në fshatrat në jug të qytetit. Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi sot.
Grupi privat paraushtarak Wagner Group “ka të ngjarë të mbetet” shumë i përfshirë në luftimet në Bahmut, thuhet në buletinin e inteligjencës së Ministrisë të postuar në Twitter./FolDrejt/