Viti 1445 sipas kalendarit hënor islam do të fillojë nesër, raporton Anadolu.
Migrimi i profetit të fundit Hazreti Muhammedit dhe shokëve të tij para 1445 viteve nga Meka në Medine, në botën islame pranohet si fillimi i vitit, i cili quhet viti Hixhri.
Hëna e re, që shënon fillimin e muajit Muharrem, muaji i parë i vitit në kalendarin hënor islam, do të mund të shihet fillimisht sonte në jug të kontinentit aziatik, pothuajse nga i gjithë kontinenti i evropian dhe nga kontinenti afrikan.