Ish-i dërguari special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, ka vlerësuar se raporti i Gabriel Escobar për situatën në Kosovë nuk ka fakte nga ngjarjet aktuale në terren.
“Kjo dëshmi për Kosovën dhe Serbinë është pa fakte nga ngjarjet aktuale në terren dhe nuk ofron zgjidhje realiste”, shkroi Grenell dje në Twitter.
Ai shtoi se Departamenti i Shtetit “i mposhti” kongresmenët Mike McCall dhe Thomas Keen, të cilët kryesojnë Nënkomitetin për Evropën, para të cilit Escobar do të dëshmojë nesër.