Një person ka përfunduar në pranga të policisë nën dyshimet për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, arrestimi është realizuar mbrëmë, në rrugën “Mane Shyti” në Prishtinë, pas raportimit të një rasti të dhunës në familje.
Personit të dyshuar i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.
Ndaj tij në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, si dhe janë realizuar dy urdhëresa të gjykatës të cilat ishin aktive.
Personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes./FolDrejt/