Izraeli po shqyrton mundësinë e furnizimit të Ukrainës me sistemin e saj më modern të mbrojtjes antiraketë “Iron Dome”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
“Çështja e prokurimit të armëve është shqyrtuar dhe refuzuar nga qeveria e mëparshme izraelite. Unë do ta studioj këtë çështje dhe do të përgjigjem në mënyrën më të përshtatshme”, tha Netanyahu në një intervistë për LCI të Francës, raporton Anadolia.
Megjithatë, ai tha se Izraeli duhet të rivlerësojë opsionet e tij dhe të marrë parasysh interesat e tij në rajon, transmeton Fol Drejt.