Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës ka njoftuar në lidhje me gjendjen e rrugëve në vend.
Ata njoftaun se ekipet po bëjnë kujdestari 24 orëshe, duke intervenuar me hedhje të kripës dhe aktivitete të tjera, përcjell Fol Drejt.
“Ju njoftojmë se sipas informacioneve nga terreni, të gjitha rrugët Nacionale, Rajonale dhe Auto-udhët, janë të mirëmbajtura dhe të kalueshme per qarkullim rrugor.
Në disa segmente, si rezultat i reshjeve të fundit të borës dhe sidomos i erërave, përkatësisht në rrugën Kerpimeh-Bajgorë, ka ardhur deri te pengesat e përkohshme në rrugë, por është intervenuar dhe rruga është hapur per qarkullimin e automjeteve.
Ekipet tona janë në kujdestari 24 orëshe dhe janë duke intervenuar me hedhje të kripës dhe aktivitetet tjera të nevojshme për mirëmbjetjen e rrugëve, aty ku ka më shumë reshje që të bëhen të kalueshme dhe të sigurta, megjithatë një kujdes i shtuar në vozitje dhe përshtatja me kushtet atmosferike është e domosdoshme”, njofton ministria./FolDrejt/