Disa dronë u neutralizuan mbrëmë gjatë një tentative sulmi ndaj një rafinerie nafte në rajonin Krasnodar në jugperëndim të Rusisë, njoftoi selia operative rajonale.
Në njoftim thuhej se nuk ka pasur dëme në objektet e rafinerisë dhe as viktima, transmeton TASS.
“Mbrëmë rreth orës 02:00 të mëngjesit, disa dronë të paidentifikuar tentuan t’i afroheshin ambienteve të rafinerisë së naftës Ilski dhe të gjithë u neutralizuan”, thuhet në deklaratë./FolDrejt/