Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, deklaroi se palestinezët duhet të intensifikojnë “rezistencën paqësore popullore”.
“Rezistenca paqësore popullore duhet të zgjerohet për të mbrojtur ekzistencën dhe identitetin tonë”, tha Abbas në një fjalim në hapjen e sesionit të 31-të të Këshillit Qendror të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) në Ramallah, Bregu Perëndimor.
Duke theksuar nevojën për të rishqyrtuar situatën e përgjithshme aktuale, Abbas theksoi rëndësinë e mbrojtjes së popullit palestinez dhe interesave të tij, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ai gjithashtu tha se nuk është e mundur fare të zbatohet asnjë marrëveshje në mënyrë të njëanshme.
“Vazhdimi i kontakteve me palën izraelite nuk mund të jetë alternativë ndaj një zgjidhjeje politike të bazuar në legjitimitetin ndërkombëtar”, shtoi Abbas.
Duke shprehur kënaqësinë me raportin e Amnesty International që thotë se Izraeli është një regjim aparteidi, Abbas e përshkroi këtë si një hap të rëndësishëm.
Duke përsëritur thirrjen e tij për një konferencë ndërkombëtare të paqes, Abbas theksoi nevojën për mbrojtje ndërkombëtare për popullin palestinez.