Newcastle pësoi humbjen e parë që nga 4 marsi. Skuadra e renditur në vendin tretë në Premierligë humbi 3:0 në ndeshjen kundër Aston Villas.
Aston Villa kaloi në epërsi me golin e Jacob Ramsey në minutën e 11-të dhe Ollie Watkins konfirmoi fitoren në pjesën e dytë me dy gola. Ai shënoi një tjetër, por VAR e anuloi për shkak të pozitës jashtë loje. Kjo është fitorja e pestë radhazi e Villas dhe kështu ka arritur serinë më të gjatë të fitoreve në kampionat pas vitit 1998.
Newcastle ka 56 pikë, po aq sa Unitedi në vendin e katërt, që ka një ndeshje më pak. Aston Villa është e gjashta me gjashtë pikë më pak se Newcastle dhe një ndeshje më shumë, transmeton Fol Drejt.