Shqiptari Arian Ademi luajti ndeshjen e tij të parë për Beijing Guoan, klubi të cilit iu bashkua nga Dinamo e Zagrebit në fund të muajit të kaluar. Në xhiron e parë të Superligës Kineze, skuadra e tij luajti 1:1 ndaj Meizhou Hakka.
Ademi dhe skuadra e tij pësuan që në minutën e 19-të, kur Ye Chugui shënoi për të kaluar mysafirët në avantazh dhe barazuan në minutën e 54-të. Ademi fitoi penalltinë e cila u realizua nga Zhang Xizhe.
Ademi, i cili kaloi 13 vite në Dinamo dhe ishte i titullar në mesfushë, luajti në pozicionin e sulmit, dhe për një periudhë të ndeshjes edhe pas sulmuesit si numër dhjetë, transmeton Fol Drejt.