Pas eliminimit të Al-Nassr nga Kupa kundër Al-Wahda, u ngritën deklaratat e supozuara të Musalli Al-Muammar , presidenti i klubit ku luan Cristiano Ronaldo, se ka thënë se ndihej i mashtruar nga nënshkrimi i CR7, por sot ata i mohuan këto deklarata.
Sezoni i Al-Nassr nuk ka qenë më i miri, as me Cristiano Ronaldon në klub, pasi ata u eliminuan nga turneu i kupës të hënën dhe janë gjashtë pikë prapa liderit Al Ittihad, ku janë edhe gjashtë ndeshje për të luajtur në ligën e Arabisë Saudite.
Përballë një situate të tillë dhe me CR7 që kishte një seri pa gola, lindën komentet e supozuara nga Al-Muammar, i cili do të thoshte se ndihej i mashtruar në një deklaratë për ArabiaNews50. “Unë jam mashtruar dy herë në jetën time. E para ishte kur kërkova tre qebapë dhe ata më dhanë vetëm dy. E dyta ishte kur firmosa me Cristiano Ronaldon”.
Këtë deklaratë e kanë shpërndarë shumica e mediave botërore të sportit si Mundo Deportivo e Tutto Mercato.
Deklaratat janë të rreme
Por e gjithë kjo është e rreme, pohoi këshilltari për shtyp i klubit të Arabisë Saudite, Al Walid al Muhaidab, në një deklaratë për agjencinë e lajmeve EFE.
“Deklaratat që janë shfaqur në shtypin spanjoll me një burim nga një faqe e quajtur ArabiaNews50 janë të rreme, nuk janë të vërteta në formë apo përmbajtje. Nuk ka asnjë media saudite apo lokale me atë emër, kështu që gjithçka ishte një shpikje që u përsërit në shumë media në botë”, tha ai.
“Me sa duket, disa media kanë menduar se është një deklaratë e vërtetë”, ka përfunduar personi nga departamenti i shtypit, i cili ka bërë të qartë se Cristiano Ronaldo ka një kontratë dyvjeçare e gjysmë dhe se ai është shumë i kënaqur me qëndrimin e tij në Al-Nassr, gjithashtu klubi është i kënaqur me të, transmeton Fol Drejt.