Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë 50 mijë euro për familjen e policit të vrarë në Banjskë, raporton Fol Drejt.
Kabineti ka aprovuar propozimin e Ministrisë së Financave që t’i ndahen 50 mijë familjes së policit të vrarë në Banjskë, rreshterit Afrim Bunjaku.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me këtë vendim do të mundohen sado pak t’i ndihmojnë bashkëshortes së rreshterit Bunjaku, vajzës dhe dy djemve të tij.
“Ne si shtet do të jemi pranë familjes që na dha një hero, një dëshmor”, ka thënë ministri i Financave, Hekuran Murati.
Mbledhja filloi me një minut heshtje në nderim të heroit Bunjaku./FolDrejt/