Një kurs bazë trajnimi ushtarak do t’u shtohet planprogrameve shkollore ruse nga viti i ardhshëm akademik, tha të mërkurën Ministri i Arsimit Sergej Kravtsov, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.
“Ai do të futet në shkolla duke filluar nga viti i ardhshëm akademik. Tani është duke u hartuar dhe pas 1 janarit do të fillojë të testohet,” u tha Kravtsov gazetarëve, sipas TASS.
Ministria kishte thënë më herët se një kurs për trajnimin bazë ushtarak në shkolla dhe kolegje ishte duke u zhvilluar, sipas agjencisë së lajmeve.
Kursi do të jetë pjesë e kohës së mësimit të rezervuar për mësimet mbi bazat e mbrojtjes civile, e cila është 35 orë në pesë ditë, tha TASS./FolDrejt/