Parlamenti i Hungarisë do të diskutojë ratifikimin e pranimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO gjatë sesionit të tij të vjeshtës pasi të jenë miratuar një sërë projektligjesh të lidhura me Bashkimin Evropian, ka thënë shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Finlanda dhe Suedia janë aleatët tanë dhe ata mund të mbështeten tek ne”, tha Gergely Gulyas në një konferencë. Hungaria dhe Turqia janë të vetmet anëtarë të aleancës që nuk e kanë pastruar pranimin e vendeve nordike në aleancën ushtarake transatlantike./FolDrejt/