Në Gjermani janë ngritur 185 padi civile kundër prodhuesve të vaksinave kundër koronës, për shkak të dëmeve të supozuara të shkaktuara nga vaksinimi kundër virusit korona.
Siç raporton Deutsche Welle, së shpejti do të fillojë gjyqi i parë.
Dy zyra ligjore në Düsseldorf dhe Wiesbaden njoftuan se përfaqësonin përkatësisht 135 dhe 50 palë në këto raste, transmeton Fol Drejt.