Sot nga ora 12:00 ishte planifikuar të mbahet seanca plenare, por ka dështuar shkak të mungesës së kuorumit.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca i ka bërë kërkesë shefave të grupeve parlametare që t’i thërrasin deputetët në sallë në mënyrë që të shihet nëse ka kuorum ose jo. Por, në fund është parë që nuk ka numër të mjaftueshëm të deputetëve për të filluar seancën.
Në këtë seancë ishte planifikuar që të vazhdohet me shqyrtimin e pikave të papërfunduara nga seancat e kaluara.
Kryetari Konjufca ka njoftuar se seanca e sotme është shtyer për nesër (ditë e enjte), transmeton Fol Drejt.