Nigeria njoftoi se ka mbyllur të gjithë kufijtë e saj me Nigerin, ku ndodhi grushti i shtetit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Zëvendëskontrollori i Përgjithshëm i Shërbimit Doganor Nigerian (NCS), Bashir Adewale, njoftoi se vendi i tij ka mbyllur të gjithë kufijtë e saj me Nigerin për shkak të grushtit të shtetit dhe ngjarjeve në zhvillim.
Adewale tha se ky vendim është në përputhje me direktivën e Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) për të pezulluar lëvizjen e mallrave deri në njoftimin e mëtejshëm.
Duke nënvizuar se NCS do të sensibilizojë komunitetet kufitare për të siguruar respektimin e plotë, Adewale shtoi se vendimi është marrë gjithashtu në emër të paqes dhe stabilitetit midis dy vendeve.
President i Nigerisë, njëherësh edhe Kreu i Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS), Bola Ahmed Tinubu, urdhëroi mbylljen e kufijve të ECOWAS ndaj Nigerit.