Një person ka përfunduar në pranga nën dyshimet për armëmbajtje pa leje, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, me ç’rast policia njofton se rreth orës 03:00, në rrugën “Faruk Beqiri” në Vushtrri, në kohën kur një njësi patrulluese në një pikë kontrolli ka ndaluar për kontrolle veturën me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari.
Gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari në posedim të kundërligjshëm janë gjetur dhe konfiskuar:
– një armë e llojit “pistoletë’ me 15 fishekë
– një shufër metali
– një palë dorëza
– një kapelë maskë e zezë
– një mjet i mprehtë brisk
Lidhur me rastin, në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B.B., 52 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale ”mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.