Qeveria e Republikës së Kosovës ka nisur mbledhjen e radhës, ndërsa ka qenë kryeministri Kurti që ka bërë thirrje që në fillim të mbledhjes për mosbraktisje të institucioneve të vendit nga ana e qytetarëve serbë.
Kryeministri Kurti ka theksuar se sundimin e ligjit e kemi përgjegjësi programore, ndaj sipas tij mungesa e tij është kërcënim për të gjithë, e sidomos oër bashkëqytetarët në komunat veriore.
“Sundimin e ligjit e kemi përgjegjësi programore, por edhe obligim institucional ne duam sundim të ligjit sepse duhet, nuk është zgjedhje është detyrim”.
“Mungesa e tij është kërcënim për të gjithë, me këtë kërcënim më së shumti po ballafaqohen bashkëqytetarët tanë në katër komunat veriore të vendit”.
“Presioni dhe sulmet ndaj tyre ndaj banda dhe individëve kriminalë janë vetë dëshmia se çka prodhon mungesa e respektimit të ligjit”, ka thënë kryeministri Kurti./FolDrejt/