Qeveria e Kosovës në mbledhjen që po mbahet sot ka vendosur për themelimin e Komisionit Republikan të Festave.
Siç ka bërë me dije kryeministri Kurti, ky komision do të merret me përgatitjen e rregullave dhe mënyrat e shënimit të festave zyrtare dhe ditëve përkujtimore.
Këta do të jenë anëtarët e këtij komisioni: Zyra e Kryeministrit kryesues, Ministria e Punëve të Brendshme anëtar, Ministria e Drejtësisë anëtar, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal anëtar, Ministria e Financave anëtar, Ministria e Arsimit anëtar, Ministria për Komunitete dhe Kthim anëtar, Ministria e Ekonomisë anëtar, përfaqësues dhe Presidenca dhe Kuvendi i Kosovës anëtar./FolDrejt/