Një djalë i mitur është gjetur pa shenja jete në Ferizaj.
Rasti u raportua gjatë të martes, përcjell Fol Drejt.
“Viktima është i mitur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është iniciuar si ‘Vetëvrasje’, por hetimet po vazhdojnë”, tha zëdhënësja për media nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, Vjosa Baftiu për Insajderin.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 16:46, ndërsa nuk dihen shkaqet në lidhje me rastin./FolDrejt/