Një avion ushtarak rus MiG-31 u rrëzua në rajonin Murmansk në veriperëndim të Rusisë dhe ekuipazhi u hodh, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.
Agjencia ruse e lajmeve TASS raporton, duke cituar agjencitë e zbatimit të ligjit, se avioni u rrëzua pasi një nga motorët e tij mori flakë.
Sipas informacioneve paraprake, avioni ka rënë në liqen./FolDrejt/