Virusi Covid-19 mbetet me ne, por bota ka filluar të dalë nga faza emergjente e pandemisë, tha sot kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ai vuri në dukje se agjencia nën kujdesin e OKB-së do të publikojë një udhëzues për vendet javën e ardhshme se si të kalojnë nga reagimi emergjent në menaxhimin afatgjatë të Covid-19, raporton Reuters.
“Ne ende shpresojmë që diku këtë vit do të jemi në gjendje të shpallim fundin e urgjencës së shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar të shkaktuar nga Covid-19,” tha Tedros./FolDrejt/