Gjermania ka prezantuar një biletë të re të vetme për transportin urban me tarifë fikse e vlefshme për të gjithë vendin, në vlerën 49 euro.
“Deutschland-Ticket” ofron akses të pakufizuar në sistemin gjerman të autobusëve dhe metrosë, si dhe në trenat lokalë dhe rajonalë. Harta nuk përfshin vetëm linjat e trenave me shpejtësi të lartë në distanca të gjata, përcjell Fol Drejt.
Autoritetet shpresojnë se kjo do të sjellë një lehtësim për konsumatorët në një kohë të inflacionit në rritje dhe do të inkurajojë qytetarët të përdorin transportin publik për të mbrojtur mjedisin.
Ministri i Transportit Volker Wiesing tha se kjo është reforma më e madhe e transportit publik në historinë e Gjermanisë.
Shoqata e Kompanive Gjermane të Transportit (VDV) pret që këtë biletë ta blejnë rreth 16 milionë njerëz dhe tashmë janë shitur rreth 750,000 bileta.
Edhe vende të tjera evropiane po përpiqen të gjejnë mënyra për të bindur njerëzit që të përdorin më shumë transportin publik dhe më pak makinat. Mes tyre janë Spanja, Franca dhe Austria.
Në Austri, me një çmim prej 1000 euro në vit për të ashtuquajturën biletë klimatike, mund të përdorni transportin publik në të gjithë vendin. Suksesi i kësaj nisme çoi në një bum të vërtetë në përdorimin e transportit hekurudhor, njoftoi operatori austriak OBB./FolDrejt/