Ukraina thotë se mbrojtja e saj ajrore ka shkatërruar 15 nga 18 raketat e lëshuara nga forcat ruse pasi Moska ka intensifikuar sulmet ndaj fqinjit të saj ditët e fundit, sipas Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Rreth orës 2:30 të mëngjesit [të hënën, 23:30 GMT të dielën] pushtuesit rusë sulmuan Ukrainën nga avionët strategjikë të aviacionit”, tha Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Valeriy Zaluzhnyi në kanalin e tij Telegram.
Asnjë viktimë civile apo shkatërrim i ndërtesave të banimit apo infrastrukturës nuk u regjistrua menjëherë, thanë zyrtarët në Kiev.
Të gjitha raketat e drejtuara në kryeqytetin e Ukrainës u shkatërruan në atë që ata thanë se ishte sulmi i dytë në Kiev në tre ditë.
Sistemet e mbrojtjes ajrore u vunë gjithashtu në veprim për të mbrojtur rajonin e Kievit, i cili është një njësi administrative e veçantë nga kryeqyteti, thanë zyrtarët./FolDrejt/