Një burrë anonim në Shtetet e Bashkuara ka dhuruar 30 milionë dollarë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, sipas kryeministrit të Pakistanit Shehbaz Sharif, i cili e bëri të ditur lajmin në Twitter të shtunën.
Sharif njoftoi se donatori ishte pakistanez.
“Thellësisht i prekur nga shembulli i një pakistanezi anonim, i cili hyri në ambasadën turke në SHBA dhe dhuroi 30 milionë dollarë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri ”, shkroi kryeministri në Twitter.
“Këto janë akte kaq madhështore filantropie që i mundësojnë njerëzimit të triumfojë mbi rrethanat në dukje të pakapërcyeshme,” shtoi Sharif.
Lajmin e konfirmoi agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë, Anadolu. CNN ka kontaktuar ambasadën për koment, transmeton Fol Drejt.