Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, sot më 12.02.2023, në rajonin e Mitrovicës veri, ka realizuar një operacion policor antidrogë, me mbështetjen edhe të njësive tjera relevante policore, transmeton Fol Drejt.
Operacioni policor i koduar me emrin “Shpata” është realizur në tri (3) lokacione.
Gjatë realizimi të këtij operacioni antidrogë është arritur të zbulohen tre (3) laboratorë me bimë narkotike; dy laboratore me rreth 1200 bimë narkotike, si dhe laboratori i tretë (pa bimë) me pajisje të sofistikuara për kultivim të bimëve narkotike në të.
Njësitet policore deri në këtë fazë kanë arritur të arrestojnë dy (2) persona të dyshuar meshkuj serbë, përderisa të gjitha veprimet tjera policore në proces po ndërmerren dhe do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë./FolDrejt/