Japonia po përgatitet të importojë sasitë e para të naftës bruto nga Rusia në më shumë se gjysmë viti, pasi qeveria u kërkon importuesve të energjisë të grumbullojnë karburantin për të shmangur mungesat në të ardhmen.
Anija “Aframak Zaliv Baikal” u nis për në Japoni pasi ngarkoi naftën nga fusha Sakhalin-2 në Lindjen e Largët Ruse më herët sot, sipas të dhënave të gjurmimit të anijeve të mbledhura nga agjencia Bloomberg, përcjell Fol Drejt.
Japonia nuk ka importuar naftë ruse që nga maji 2022, sipas të dhënave të përcjelljes së dërgesave./FolDrejt/