Pas lajmit për dërgimin e ish-zyrtarit policor Dejan Pantiq nga paraburgimi në arrest shtëpiak, sipas mediumit serb Kosovo-Online, sot është liruar nga burgu edhe Nikolla Nedeljkoviqi.
“Mund t’ju konfirmoj veç se ai është liruar,” – u shpreh znj. Jovana Filipoviq për Kosovo-Online.
Nedeljkoviq ishte arrestuar më 28 qershor, ndërsa në muajin shtator ishte dënuar me tetë muaj burg për “nxitje të urrejtjes dhe mostolerancës etnike”.
Ai dyshoht që ka bërtitur “Vrite, vrite, shqiptarin”. /FolDrejt/