Poezi nga: METIN IZETI
NJË DHE VETËM NJË…
Thesar i fshehtë qëndron
Me dry e zinxhirë në trupin tonë
Pa dry e pa derë shpirtin e zbukuron
Kjo perlë që si hëna ndriçon
Mulli është vëlla kjo botë
Emrin, secili “unë” ia thotë
Brenda vorbullës shterpë kokëposhtë
Më copëton “mua” copë-copë…
Nëse nuk del nga brendia
Bota nuk njihet me përralla
Botën ai që adhuron
Shpirtin me të e ngushton…
Fani, në dynja erdhe të shikosh xhemal
Të përpiqesh aty të gjesh qemal
Rizanë ta kërkosh me dashuri e mall
Tradhtisë ti ikësh si me qenë zjarr.
Njëshin, një ta shikosh
Dy mos të adhurosh
Vetën shkrije, nëse don të dashurosh
Njëshin një, atyre që shikojnë selam t’u çosh…
*Shkëputur nga Revista “Uji”/FolDrejt/