Banorëve të rajonit të Luhanskut në Ukrainën lindore u është kërkuar që të evakuohen menjëherë.
“Java e ardhshme mund të jetë e vështirë. Ky mund të jetë shansi i fundit për t’ju shpëtuar,” u citua nga BBC shefi i Administratës Rajonale të Lugansk, Sergei Gaidai.
Fokusi i forcave ruse është pushtimi i Luganskut dhe Donetskut, të cilat janë pjesë e rajonit të Donbasit në Ukrainën lindore, një zonë e pasur me qymyr në të cilën prodhohet edhe çeliku, sipas një raporti të agjencisë ukrainase të lajmeve UNIAN./FolDrejt/