Ekipet e shpëtimit në Turqi, në ditën e shtatë të kërkimeve, po gjejnë të mbijetuar pas tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë të hënën.
Në provincën jugore të Hatay, një foshnjë dhe një grua 64-vjeçare u shpëtuan nga nën rrënoja, 150 orë pas tërmetit, raporton AA.
Ekipet turke dhe rumune të shpëtimit nxorrën nga rrënojat një burrë 35-vjeçar në provincën Hatay të Turqisë, 149 orë pas tërmetit shkatërrues, transmeton Fol Drejt.