Mijëra njerëz në Zelandën e Re kanë mbetur pa energji elektrike pasi vendi po përballet me fillimin e një stuhie të fortë, raporton Reuters.
Stuhia e ashtuquajtur “Gabriel”, e cila është kthyer nga një ciklon i kategorisë 2 në një stuhi subtropikale, kaloi gjatë natës mbi ishullin Norfolk të Australisë dhe filloi të godasë rajonin më verior të Zelandës së Re, sipas agjencisë britanike.
Meteorologët kanë lëshuar një paralajmërim “të kuq” për erërat e forta dhe reshjet e shiut për zonën e Auckland dhe Northland, ku priten deri në 200 mm shi dhe erëra me shpejtësi deri në 130 kilometra në orë, transmeton Fol Drejt.