Një viktimë femër kosovare ka raportuar se ndaj saj janë kryer veprat penale të sulmit seksual e dhunimit nga dy të dyshuar të ndryshëm, në periudha të ndryshme kohore, transmeton Fol Drejt.
Rasti ëshë raportuar në komunën e Gjakovës, mbrëmë, rreth orës 23:10.
Siç njofton policia, njëri nga të dyshuarit (për sulm seksual) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, i dyshuari i dytë ndodhet në kërkim policor ku sipas informacioneve ndodhet jashtë vendit.
Lidhur me rastin me vendim të prokurorit viktima femër kosovare pas intervistimit është dërguar për kontroll mjekësor.
Rasti është nën hetime.