Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me skandalin e djeshëm të drogës, ku u përfshi edhe një asamblist nga radhët e Vetëvendosjes, Besnik Mujeci, transmeton Fol Drejt.
Në një postim në Facebook, Haradinaj i ka shtruar një pyetje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se a është me prokurorin a me Mujecin.
“Albin, a je me prokurorin a me Mujecin?
Bëhu i gjallë!”, ka shkruar Haradinaj.