Italia mund të përfundojë në Katar 2022! Ky është lajmi i bujshëm që është shpërndarë në mediat italiane pas lajmit se FIFA ka nisur hetim të mirëfilltë për përfaqësuesen e Ekuadorit. Kjo e fundit akuzohet se ka aktivizuar një futbollist i cili nuk ka nënshtetësinë e saj dhe ka luajtur me dokumentacion të falsifikuar ndaj rrezikon përjashtimin nga aktiviteti.
Federata e Kilit kishte bërë reklamim për ndeshjet e saj ndaj Ekuadorit, duke argumentuar se Bajron Kastijo, në fakt ishte kolumbian, pasi kishte gjetur një certifikatë lindje të tij të datëlindjes 1995 e jo 1998 si është regjistruar nga Ekuadori. Lojtari ka luajtur 8 ndeshje të kualifikuesve të zonës së Amerikës së Jugut e tashmë Ekuadori mund të humbasë të gjithë ndeshjet në tavolinë, ose të përjashtohet. FIFA ka konfirmuar hetimin dhe tani të gjithë presin me kureshtje të mësojnë se çfarë do të ndodhë pasi situata është shumë e komplikuar.