Një person është dërguar në mbajtje në Kamenicë.
Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës, gjatë pasdites së djeshme, rreth orës 17:00, transmeton Fol Drejt.
“Kamenicë, 11.05.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe vëllait të tij kosovar sipas viktimave i dyshuari vuan nga sëmundje mendore. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shprehen policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/