“Brenda vetëm shtatë ditësh, ne kemi qenë dëshmitarë të eksodit të 1 milion refugjatëve nga Ukraina në vendet fqinje”, tha komisioneri i lartë i OKB-së, Filippo Grandi.
Një milion persona janë larguar nga Ukraina që kur Rusia filloi luftën e saj kundër këtij vendi një javë më parë, tha sot komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, shkruan AA.
“Brenda vetëm shtatë ditësh, ne kemi qenë dëshmitarë të eksodit të 1 milion refugjatëve nga Ukraina në vendet fqinje”, tha Grandi në Twitter, transmeton Fol Drejt.
“Për shumë miliona të tjerë brenda Ukrainës, është koha që armët të heshtin në mënyrë që të mund të sigurohet ndihma humanitare shpëtimtare”, shtoi ai./FolDrejt/