Në Ferizaj në 24 orët e fundit janë raportuar raste të ndryshme në polici, duke filluar nga posedimi i substancave narkotike, kanosje, aksident trafiku me lëndime të rënda dhe person i zhdukur.
Ky është raporti i plotë i policisë lidhur me këto raste:
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
- Fsh. Bibaj, Ferizaj (NN) 01.02.2022 – 20:05. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 55.55 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 235.5 euro, 10 dollar Kanadez dhe një veturë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
- Fsh. Bibaj, Ferizaj 02.02.2022 – 03:44. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se te i njëjti njësiti policor gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të substancave narkotike të dyshuara si Kokainë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje .
KANOSJE
Fsh. Jezere, Ferizaj 02.03.2022-15:10. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, përmes telefonit është kanosur nga i dyshuari mashkull/shqiptar me nënshtetësi të huaj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA
Fsh. Sojevë, Ferizaj 02.03.2022 – 11:45. I dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën nga pakujdesia ka goditur këmbësorin, viktimën e mitur mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar.
PERSON I ZHDUKUR
Ferizaj 02.03.2022-17:00. Një mashkull kosovar ka raportuar se, babai i tij viktima mashkull kosovar (me probleme shëndeti mendor) është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar./FolDrejt/