Një person është dërguar në mbajtje meqë i njëjti ka goditur dy këmbësore me veturë.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:40, në Obiliq.
Siç njofton raporti 24 orësh i policisë, dy viktimat femra kosovare-këmbësore, gjersa ishin duke kaluar rrugën, në vendkalimin e shënuar për këmbësor, janë goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.
Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/