Një person, shtetas nga Shqipëria, është arrestuar për posedim të marihuanës.
Rasti ka ndodhur në Vërmicë, mbrëmë, rreth orës 21:40, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se gjatë kontrollit në veturën me të cilën po udhëtonte i dyshuari, janë gjetur dhe konfiskuar 1 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./FolDrejt/