Personi i cili u konfirmua si rasti i parë i lisë së majmunit në Meksikë është arratisur nga spitali dhe udhëtoi për në ShBA.
Rasti i parë i kësaj sëmundjeje ngjitëse potencialisht vdekjeprurëse në Meksikë u konfirmua më 29 maj dhe një burrë 48-vjeçar i infektuar me origjinë nga ShBA-ja u arratis nga një spital në qytetin Puerto Vallarta në shtetin meksikan Jalisco, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ministria e Shëndetësisë e shtetit Jalisco tha se personi i infektuar kishte simptoma të theksuara të lisë së majmunit, por se ai iku nga izolimi.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se institucionet kompetente shëndetësore janë në bashkëpunim me ato amerikane dhe se është konstatuar se 48-vjeçari ka udhëtuar drejt Dallasit.
Lija e majmunit është një sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga një virus i ngjashëm me linë. Sëmundja u identifikua në vitin 1958 në kolonitë e majmunëve që përdoreshin për hulumtime. Rasti i parë i lisë së majmunit te njerëzit u regjistrua në vitin 1970 në Republikën Demokratike të Kongos./FolDrejt/