Një aksident trafiku është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkupit, me ç’rast një veturë është përmbysur në bulevardin Kërste Misirkov të Shkupit.
Aksidenti ka kaluar vetëm me dëme materiale, ndërkohë nuk është raportuar për lëndime në njerëz, transmeton Fol Drejt.
Siç ka raportuar Ministria e Punëve të Brendshme, ky aksident ka ardhur pasi që “automjeti i pasagjerëve “Passat” me targa të Shkupit ka humbur kontrollin dhe është përmbysur”.
Ekipet përgjegjëse kanë dalë në vendngjarje për të kryer procedurat e nevojshme, ndërkohë që po punohet në zbardhjen e plotë të rastit. /FolDrejt/