Sipas raportit të policisë, personi i dyshuar ka probleme psikike, transmeton Fol Drejt.
“Prizren, 12.12.2021 – 17:07. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar (me probleme psikike) i ka vënë flakën një dhome në shtëpinë e tij. Njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin” – thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ./FolDrejt/