Një studim i ri në shkallë të gjerë ka treguar se njerëzit që marrin suplemente të vitaminës D kanë më pak gjasa të zhvillojnë demencë sesa ata që nuk e marrin, botuar në revistën Alzheimer’s & Dementia: Diagnosis, Assessment & Disease Monitoring.
Hulumtimi, i kryer nga shkencëtarë në Britani dhe Kanada, përfshiu 12,400 pjesëmarrës të cilët ishin mesatarisht 71 vjeç. U vërtetua se të gjithë subjektet ishin të shëndetshëm në fillim të studimit dhe nuk vuanin nga demenca, përcjell Fol Drejt.
Rreth 4600 ose 37 për qind thanë se po merrnin suplemente të vitaminës D, të cilat përfshinin një kombinim të kalciumit dhe vitaminës D, kolekalciferolit (vitaminë D3) dhe ergokalciferolit (D2).
Dhjetë vjet pas fillimit të studimit, demenca u zhvillua në pothuajse 2670 pjesëmarrës në studim.
Nga pacientët me demencë, vetëm 679, ose 25 për qind, morën suplemente të vitaminës D, dhe 75 për qind, ose 2,000 nuk morën.
U zbulua se në grupin e pjesëmarrësve që morën suplemente të vitaminës D, u regjistruan 40 për qind më pak diagnoza të demencës në krahasim me pjesën tjetër të të anketuarve.
“Studimi tregoi se fillimi i hershëm i suplementeve të vitaminës D mund të jetë veçanërisht i dobishëm në parandalimin e rënies njohëse,” tha Zahinoor Ismail, një profesor në Universitetin e Calgary dhe autori kryesor i studimit.
Marrja e sasive të mëdha të vitaminave mund të jetë e dëmshme
Është gjithashtu interesante që hulumtimi zbuloi se si suplementet e vitaminës D përfituan më shumë për nëngrupe të caktuara të pjesëmarrësve në studim: gratë, njerëzit me aftësi normale njohëse në krahasim me njerëzit e diagnostikuar më parë me dëmtim të lehtë njohës dhe njerëzit që nuk janë bartës të gjenit APOE-e4. .
Shkencëtarët sqaruan se afërsisht 40-65 për qind e të sëmurëve nga çmenduria mbartin këtë gjen dhe lidhet me rregullimin e metabolizmit të lipideve dhe rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjes.
Studiuesit besojnë se bartësit e këtij gjeni thithin vitaminën D nga zorrët, e cila mund të ndikojë negativisht në efektivitetin e suplementeve ushqimore.
“Parandalimi ose vonimi i zhvillimit të demencës është thelbësor duke pasur parasysh numrin në rritje të njerëzve të prekur”, tha Byron Creese, neuroshkencëtar, bashkëautor i studimit dhe pedagog në Universitetin e Exeter. “Lidhja me vitaminën D në këtë studim sugjeron se marrja e një suplementi të vitaminës D mund të jetë shumë e dobishme në parandalimin ose vonimin e zhvillimit të demencës”.
Në disa vende, ku njerëzit janë më pak të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit në muajt e dimrit, rekomandohet marrja e vitaminës D dhe mënyra e vetme për të kuptuar nëse ju mungon kjo vitaminë është një analizë gjaku.
Nutricionistët sugjerojnë që njerëzit që duan të fillojnë të marrin suplemente të vitaminës D të konsultohen fillimisht me një mjek, pasi marrja e tepërt në disa raste mund të rezultojë në kapsllëk, nauze, të vjella, çorientim dhe ngërçe të muskujve./FolDrejt/