Ministri për Diasporën, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut Xhemail Çupi, falenderoi Zotin e pastaj edhe disa mjekë profesionistë të cilët ndihmuan një pacient që kishte deformitet të rëndë në kafazin e kraharorit.
Ministri Çupi për këtë reagoi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Falënderimi i takon Zotit, Shëruesit Absolut.
Mirënjohje jetësore për doktor Ilir Vela që thiri doktorin turk me renome botërore Mustafa Yüksel dhe bashkë me dr. Visar Xhaferi, dr. Ardit Qafjani e të tjerë, formuan ekipin në spitalin e Tetovës për operim të një djaloshi nga Dibra që kishte deformitet të rëndë në kafazin e kraharorit dhe kishte nevojë për intervenim serioz por familja ishte e pafuqishme ekonomikisht ta përballon koston e lartë të operimit.
Faleminderit edhe për drejtorët Amir Elezi dhe Erhan Zuberi për kontaktet dhe mbështetjen.
Vërtet pritëm gati një vit, por me leje të Zotit, djaloshi sot gëzon shëndet të plotë!”, u shpreh Çupi./FolDrejt/